Për ish ministrin e qeverisë Berisha, Besnik Mustafaj, kryeministrin Edi Rama është në një gjendje të rëndë nervore.

Mustafaj u shpreh në “News24” se Rama e përdori këtë situatë për të hequr vëmendjen nga çështja Tahiri.

“Unë besoj se ky është tregues i faktit që e lëshuan nervat. Rama është në një krizë nervore të rëndë. Oshilacioni dhe shprehja e tij sot është një shenjë e humbjes së plotë të nervave. Por Rama e përdor këtë për të krijuar një lajm, për të zhvendosur vëmendjen. Ai ka nevojë mesa duket të krijojë një zhurmë tjetër, të tërheqë vëmendjen për një çështje tjetër që s’ka lidhje me Tahirin.

Unë si gazetar i vjetër e quaj këtë një akt shumë të rëndë, intimidim i medias. Sindikatat dhe organizatat, unë besoj se do informojnë partnerët jashtë. Rama është nga ata që dëgjon vetëm kur kërbaçi i vjen nga jashtë”, deklaroi Mustafaj.