Gjykata pakistaneze për luftë kundër korrupsionit i shpalli fajtorë ish-kryeministrin Navaz Sharif së bashku me vajzën dhe dhëndrin e tij sipas akuzave për korrupsion.

Aktakuza ishte përgatitur sipas hetimit për pretendimet që rrjedhin nga publikimi i “Dokumenteve të Panamasë”.

Në seancën e sotme, gjykata në mungesë e shpalli Sharif fajtor sipas tre pikave të akuzës.

Sharif më 28 korrik u tërhoq nga funksioni i kryeministrit me urdhër të Gjykatës supreme pakistaneze, pas hetimit të zbatuar rreth skandaleve lidhur me familjen e tij.

Akuzat kundër Navaz Sharif, i cili tre herë e ka kryer funksionin e kryeministrit të Pakistanit, si dhe kundër tre fëmijëve dhe dhëndrit të tij, kanë të bëjnë për vepra të kryera në periudhën nga mandatet e tij paraprake në vitet e 90-ta të shekullit të kaluar.

Vajza e tij, Marijam Navaz dhe bashkëshorti i saj mohuan se janë fajtorë.

Nga ana tjetër, dy djemtë e Sharif të cilët kanë edhe shtetësi britanike, refuzuan të paraqiten para gjykatës, me arsyetimin se ligjet pakistaneze nuk vlejnë për ta “si britanikë”.

Oponentët politikë e akuzojnë Sharif dhe familjen e tij për pastrim parash nga Pakistani me qëllim të blerjes së pronave në Londër.

Familja e Sharif pranoi se janë pronarë të pronave, por pohon se i kanë marrë me marrëveshje për investime që e kanë arritur me familjen mbretërore të Katarit në vitet e 80-ta të shekullit të kaluar.