Rob Kardashian dhe Blac Chyna kanë torturuar një ish të dashur të Chyna-s, duke e shtyre atë në prag të vetëvrasjes.

Të paktën kështu ka thënë Pilot Jones, i cili ka ngritë padi ndaj të dyve.

Ai ka paditur Rob dhe Chyna-n për ngacmim online dhe ka thënë që këta të dy e kanë fajësuar për publikim të fotografive intime dhe e kanë portretizuar si homoseksual duke publikuar kontaktet personale të tij, gjë që ka nxitur kërcënime të shumta.

Pilot është duke kërkuar dëmshpërblim, ndërsa ende nuk ka ndonjë koment nga dyshja Kardashian, Chyna.