Petrit Vasili, kreu i grupit parlamentar në LSI, komenton skandalin e Edi Ramës me gazetarët pas seancës së sotme ndaj Saimir Tahirit.

Vasili shkruan se sipas Ramës vetëm facebooku i tij që Rama e ka pagëzuar me emrin ERTV është jo kazan, sipas termit të përdorur nga kreu i ekzekutvit.

“Tani vetem kjo ERTV-ja nuk eshte media kazani.

Ta gezojme ERTV-ne, stacionin e vetem objektiv, krejt te pavarur nga kryeministri dhe te lire nga qeveria.

Me ERTV-ne perpara per fitorje te reja.

ERTV-ja i vetmi televizion profesional ne Shqiperi, mediat e tjera s’na duhen “fare”; kujt i duhen, le t’i mbylle kryeministri mos ta zgjase hic”, shkruan Vasili.