Një shtetas iranian që punonte për Mossadin (shërbimi sekret izraelit) është dënuar sot me vdekje me dyshimin për dhënien e informacioneve sekrete agjencisë izraelite të spiunazhit, në kryeqytetin iranian.

Prokurori publik , Abbas Jafar Dolatabadi tha në gjykatë se i akuzuari, një shtetas iranian, u kishte transmetuar në mënyrë të përsëritur informacionet sekrete të programit atomik të vendit oficerëve të shërbimeve sekrete izraelite.

Përveç kësaj, personi dyshohet të jetë përfshirë në vrasjen e dy shkencëtarëve bërthamorë iranianë, shtatë vjet më parë.

“I pandehuri thuhet se ka marrë para dhe një leje qëndrimi suedeze në këmbim të shërbimeve të tij”, sipas Dolatabadi , cituar nga agjencia iraniane e lajmeve ” ISNA”.

Dolatabadi nuk ka bërë të ditur detaje të mëtejshme mbi çështjen.