SHBA-ja “do të kyçet drejt kampit terrorist” nëse vendosë që Gardën revolucionare irakiane ta shpallë organizatë terroriste, kumtoi sot Qeevria në Teheran.

“Bota duhet t’i falënderohet Gardës revolucionare për shkak të angazhimit të saj kundër terroristëve, e posaçërisht kundër Shtetit islamik”, deklaroi zëdhënësi  i Qeverisë iraniane, Mohamad Baker Nobaht.

Zëdhënësi i Minsitrisë iraniane të Punëve të Jashtme, Bahram kasemi dje paralajmëroi se “Irnai do të përgjigjet në mënyrë në të cilën do të mund ta thyejë SHBA-në”, nëse e shpallin Gardën revolucionare iraniane për organizatë terroriste.

“Shpresojmë se SHBA-ja nuk do të bëjë gabim strategjik. Nëse e bëjnë atë, reagimi i Iranit do të jetë i fuqishëm, vendimtar dhe shkatërrues”, theksoi Kademi.

Shtëpia e Bardhë paraprakisht paralajmëroi se presidenti amerikan, Donald Tramp do të kumtojë përgjgije të re të SHBA-së lidhur me testet raketore, mbështetjen e terrorizmit dhe operacionet kibernetike të Teheranit si pjesë e strategjisë së re të vet ndaj Iranit.