Focat irakiene të sigurisë kanë zbuluar një varr masiv me trupat e 50 ushtarëve dhe policëve të masakruar nga ISIS , 60 kilometra në jugperëndim të Kirkukut.

Ata janë vrarë nga xhihadistët më 5 tetor. Ky është varri i 6-të masiv i zbuluar në këtë rajon nga ushtria e Bagdadit.

Viktimat ishin ushtarë dhe forcat irakiane të sigurisë, të cilët u ekzekutuan në fshatin Bakara.