Madje 100.000 rohinxhë myslimanë u mblodhën në afërsi të kufirit me Mianmarin që t’ju bashkangjiten 515.000 refugjatëve të cilët tani më kanë ikur në Bangladesh, kumtoi sot Organizata ndërkombëtare për migrim (IOM) në Gjenevë.

“Rreth 2.000 arritje të reja në ditë janë regjistruar në qytetin bregdetar të Bangladeshit, Koks Bazar”, theksoi zëdhënësi i IOM, Xhoel Milman.

Ai shtoi se mijëra refugjatë të rinj potencial presin për ta kaluar kufirin.