Shkupi sot është nikoqir i Asamblesë së 14-të të përgjithshme të Asociacionit evropian të odave të inxhinierisë (ECEC).

Kjo Asamble e Përgjithshme nuk do të jetë takim i zakontë sepse siç deklaroi kryetari i ECEC-së Çërtomir Remerc, para dy ditësh se asociacioni në Belgjikë ka marrë status të personit juridik me çka tani në Bruksel me autorizime të plota mund t’i përfaqësojë interesat e veta.

“ECEC nuk është më e fuiqshmja, por është organizata më e rëndësihme inxhinierike e cila e paraqet këtë profesion përmes Bashkimit Evropian që do të thotë para Parlamentit dhe Këshillit Evropian dhe ne me të vërtetë bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për t’ju ndihmuar anëtareve tona. Asociacioni nuk është më i madhi, por është shumë aktiv nga viti 2010”, tha Remerc, duke ia uruar dhjetëvjetorin e ekzistimit të Odës së arkitektëve dhe inxhinierëve të autorizuar të Maqedonisë.

Mile Dimitrovski, kryetar i Odës së arkitektëve dhe inxhinierëve të autorizuar të Maqedonisë theksoi se bëhet fjalë për asamble të rregullt të ECEC-së dhe se do të diskutohet për pozitën e inxhinierëve dhe punës së tyre. Njëra prej pikave do të jetë vlera e punës inxhinierike.

Në Asamblenë e përgjithshme pritet të diskutohet edhe për rregullimin profesional, çështje shumë e rëndësishme për të cilën gjithashtu diskutohet edhe në Parlamentin Evropian.

Mbajtja e Asamblesë së Përgjithshme në Shkup, sipas presidentit Gjorge Ivanov është shprehje e besimit në Odën e arkitektëve dhe inxhinierëve të autorizuar të Republikës së Maqedonisë, por edhe në përgjithësi për bashkësinë e përgjithshme të inxhinierisë dhe asaj akademike.

Revolucionet industriale, tha Ivanov, treguan se njerëzit mund të paramendojnë materiale të reja dhe burime të reja të energjisë, por treguan edhe se njohuria është resursi i tretë, krahas lëndëve të para dhe energjisë.

Asamblenë e organizon Oda e inxhinierëve dhe arkitektëve të autorizuar të Maqonisë, ndërsa mbështetës është presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov.

Në Asamblenë e Përgjithshme morën pjesë kryetarët e të gjitha odave evropiane të inxhinierisë, si dhe ministri pa portofol i obliguar për rregullativë për përmirësimin e klimën investuese për ndërmarrjet vendore Zoran Shapuriq, por edhe përfaqësues të odës kineze të inxhinierisë.