Interi po planifikon ta sjellë një yll në skuadër gjatë janarit

Luciano Spalletti, trajneri i Interit, gjatë janarit mund të ketë në dispozicion një yll të ri. Fjala është për mesfushorin brazilian, Ramires.

Sipas Calciomercato.com ish-lojtari i Chelsea i është premtuar tashmë Interit për në janar, por Suning ende nuk i ka dhënë dritën e gjelbër të blerjes.

Calciomercato.com shkruan se brenda pesë dite do të dihet gjithçka sa i përket transferimit të Ramiresit në Inter.

Braziliani ishte transferuar verën e vitit 2016 nga Chelsea në ekipin kinez, Jiangsu Suning.