Joao Mario është gati për Napolin.

Mesfushori portugez, Joao Mario, është gati për sfidën kryesore të javës në Serie A kundër Napolit, që do të zhvillohet të shtunën nga ora 20:45.

Portugezi, që mungoi në derbi kundër Milanit, është rikthyer në skuadër dhe është gati për Napolin.

Në këtë ndeshje do të mungojë Marcelo Brozovic, që vazhdon të vuajë nga disa probleme muskulore.

Skaudra Interit për Napolin: Handanovic, Padelli, Berni; Cancelo, Ranocchia, Santon, Miranda, Dalbert, D’Ambrosio, Skriniar, Nagatomo; Gagliardini, Joao Mario, Vecino, Valero; Icardi, Karamoh, Eder, Perisic, Candreva, Pinamonti.