Skuadra e Interit e ka shumë seriozisht transferimin e mesfushorit të Jiangsu Suning, Ramires

Inter është shumë pranë marrëveshjes për mesfushorin brazilian Ramires, i cili pritet të transferohet në muajin janar.

Të dy klubet, Jiangsu Suning dhe Inter janë në pronësi të Sunig Group dhe marrëveshja nuk do të ishte ndonjë problem, shkruan La Gazzetta dello Sport.

Kampionati në Kinë përfundon muajin tjetër, kështu që ai skuadrës do t’iu bashkohej më herët, para se të kishte të drejtë loje në muajin janar.