Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë masa për zbardhjen е sulmit ndaj Elvis Bajramit, kandidatit për kryetarë Komune në Shuto Orizare. Ai është hospitalizuar menjëherë pas përleshjes, ndërsa sipas informatave jozyrtare mësohet se Bajrami tani më është jashtë rrezikut për jetë. Pesë persona që ishin pjesë e rrahjes së përgjakshme të natës së kaluar janë marë në pyetje sot nga organet e rendit. MPB thotë se do të sanksionihet çdo tentim për prishje të demokracisë së procesit zgjedhorë. Deputeti i Lidhjes së Romëve të Maqedonisë, njëherazi edhe prindi i të lënduarit, Amdi Bajram thotë se kjo nuk ishte përleshje e rastësishme por tentim për vrasje. Sipas tij, e gjitha kjo ka prapavijë politike.

Kryetari i KSHZ-së Aleksandër Çiçakovski dënoi rëndë sulmet ndaj kandidatëve për kryetarë komunash dhe dërgoi apel deri te partitë politike që urgjentisht të ndërpresin me të gjithë incidentet. Ai u bëri thirrjeve organeve të rendit që sa më shpejt të zbardhin autorët e sulmit dhe të njëtit të ndëshkohen.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ashpër i dënon të gjithë incidentet e deritanishme në virgjilje të zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 15 tetor. Ato e prishin ambientin demokratik dhe procesin zgjedhor në Republikën e Maqedonisë dhe duhet të ndërpriten. Çdo dhunë, incident, mosrespektim i oponentëve politike në procesin zgjedhor, është në kundërshtim me kodin, të ligjet, rregullat dhe dispozitat e Republikës së Maqedonisë të cilat janë relevante për zgjedhjet”,tha Aleksandër Çiçakovski, Kryetarë i KSHZ-së.

Në lidhje me sulmin e kandidatit Elvis Bajram, mbrëmë reguan edhe nga Qendra për liri “Civil”. Sipas tyre, sulmet janë bërë në baza kriminale dhe se të njëjtat janë të ndikuara nga tensionet parazjgedhore.