Nga Ilir AKIKI
Po, po,po -NE do të fitojmë dhe JU do të rrini urtë!
Si sot më kujtohet kjo fjali e “LIDERIT TË PËRJETSHËM”, opozitar i cili definitivisht po përfundon karieren politike më 29 Tetor, 2017. Unë si aktivist dhe si përgjegjës i propagandës së PARTISË nga nëndega QENDËR -Tetovë, kërkova garancion se këtë që thoshte KRYETARI ështē e vërtetë dhe e sigurtë sepse nuk ishte kjo hera e parë që na ishte premtuar se do kemi marrëveshje ndersa sapo mbaronte elektorati zgjedhor neve gjithashtu na thuheshte që në Malësinë e Sharrit janë “mbushur kutitë” , nē Kërçovē gjithashtu dhe gati në të gjithë vendvotimet e tjera ku ne si PARTI nuk kishim mbështetje. Në fakt po ndodhte e kundërta sepse vetëm NE i besonim , ndërsa të tjerët nuk i përfillnin fjalët e ” LIDERIT HUMBËS” . Po ua jap një shembull konkret: Zgjedhjet e vitit 2008 të gjithë i mbajmë në mend. Atë kohë na u dha URDHËRI që të votojmë në çdo vendvotim dhe të mos frigësohemi sepse kishim ” MARRËVESHJE TË FORTË ” me VMRO-në për ta eliminuar BDI-në nga skena politike. Dhe çka ndodhi të nesërmen menjëherë mbas mbarimit të zgjedhjeve: disa nga aktivistët tanë u dënuan me burg me pretekst dhe arsye tē dobët , disa humbën vendin e punës ndërsa shumë tē tjerë u detyruan të largohen nga vendlindja. Edhe kjo sikur nuk ishte e mjaftueshme, NE vazhdonim ti besonim ” LIDERIT HUMBËS” se të tjerët e kishin ” TRADHËTUAR” dhe menjëherë pas tri viteve ne 2011 dolëm përsëri në Zgjedhjet Parlamentare me një rifreskim në STRUKTURËN PARTIAKE, mirëpo nuk zgjati shumë edhe aty u kuptua që diçka nuk është në rregull, kjo më së miri u qartësua kur doli LISTA E DEPUTETËVE ku asnjë nga ato figura të reja nuk ishte në atë listë. LIDERI përsëri na premtoi që ka ” MARRËVESHJE” me VMRO-në per “PJESËMARRJE” në Qeveri dhe e njejta nuk ndodhi. Përsëri shumë nga anëtarët tanë humbën vendet e punës sepse e mbështetnin me mish e me shpirt ideologjinë e “LIDERIT HUMBËS” dhe “NËNĒN PARTI” . Kulmi i manipulimit ishte në vitin 2014 dhe sërish i njejti fjalim i famshëm : ” Po,po,po -NE do të fitojmë dhe JU do të rrini urtë” . Por kur e pyetëm se si di të fitojmë sepse ne që kalkulonim numra nuk kalonin 70.000-shin këtu vjen edhe gënjeshtra më e madhe politike: ” NE edhe me 1 deputet do të jemi në Qeveri, sepse VMRO-ja do të ketë mbi 61 deputetë ” . Arritëm në Zgjedhjet Lokale 2017- Raundi i Dytë, po e njejta politikë destruktive e “LIDERIT HUMBËS” , kësaj rradhe ai jep “URDHËR” që të votohet BDI-ja sepse PDSH-ja do te ” HY” në Qeveri pas Zghedhjeve Lokale. Tani JU të nderuar anëtar dhe ushtarë partiak të PDSH-së , ju pyes do vazhdoni të “FLIJONI” vehten për ri shpëtuar bizneset e flliqura të “LIDERIT HUMBËS” apo do i bashkangjiteni strukturave të ALEANCËS PËR SHQIPTARËT që përjetësisht sebashku ti fundosim politikat e fëlliqura të BDI-së bashkë me “LIDERIN HUMBËS” me datë 29Tetor, 2017!! -DATË kjo që do të shënohet në Historinë e popullit Shqipëtar, si një ditë e shenjtë për të gjithë ne, si një ditë ku përgjithmonë DRITA do të depërtojë në çdo ERËSIRË mbi