Kolesteroli është një substancë që vjen nga dy burime: trupi ynë dhe ushqimi. Kolesteroli i tepërt mund të formojë pllaka ndërmjet shtresave të mureve të arteries, duke e bërë të vështirë për zemrën të qarkullojë gjakun.

Pllakat mund të shkaktojnë mpiksje të gjakut. Nëse këto bllokojnë arterien që ushqen trurin atëherë shkakton goditje në tru. Nëse bllokon arterien që ushqen zemrën shkakton atak në zemër.

Sëmundjet e zemrës, ato kardiovaskulare dhe goditja në tru janë ndër shkaqet kryesore që shkaktojnë vdekje dhe vrasin më tepër se 800 000 të rritur çdo vit në SHBA.

Dy arsyet kryesore pse njerëzit kanë sëmundje të zemrës apo goditje në tru janë presioni i lartë i gjakut dhe kolesteroli.

Ilaçi që ne propozojmë është përdorur për një kohë të gjatë për të trajtuar shumë sëmundje. Kjo përzierje e fuqishme mund të përdoret në mënyrë të veçantë për të ulur kolesterolin dhe presionin e lartë të gjakut shkruan shije.al

Përbërësit

1 thelpi hudhër (i grirë), 1 lugë çaji lëng limoni, 1 copë xhenxhefil (i grirë), 1 lugë çaji mjaltë organik, 1 lugë çaji uthull molle

Përgatitja

Thjesht përzieni të gjithë përbërësit dhe vendoseni përzierjen në frigorifer për 5 ditë. Konsumojeni këtë përzierje përpara se të hani mëngjes dhe darkë, por asnjëherë më tepër se tre herë në ditë. Pas një jave kontrolloni nivelet e kolesterolit dhe do të shikoni rezultatet pozitive.