Icardi nuk dëshiron të bëhet trajner, ai preferon një jet të qetë larg futbollit ku t’i varë atletet.

Kapiteni i Interit, Mauro Icardi, ka thënë “nuk do të jem pjesë e futbollit në moshën 40 vjeçare, nuk jam sikur Francesco Totti”.

Sulmuesi i Zi Kaltërve po shkëlqen këtë sezon në Serie A. Ai ka realizuar 11 gola në 10 paraqitje.

Icardi, që u transferua te Interi në vitin 2013 nga Sampdoria, shpreson të fitojë tituj me Zi Kaltrit, ndërsa paralajmëroi se nuk do të jetë pjesë e futbollit në moshën 40 vjeçare, duke marrë shembull ikonën e Romës, Tottin, që u pensionua sezonin e kaluar, ndërsa sot qëndron si drejtor në shkallët e stadiumit.

“E shoh vetën këtu, dua të qëndroj në Inter sa më gjatë”, tha fillimisht Icardi.

“Dua të fitoj diçka me këtë fanellë, por nuk do të jem në futboll në moshën 40 vjeçare. Nuk jam si Totti”.

“Nuk do të bëhem trajner apo drejtor, nuk mendoj se më pëlqejnë këto role. Mendoj se do të jem vetëm baba, në shtëpi, pranë familjes sime”, shtoi Icardi.