Zlatan Ibrahimovic ka lënë pas dëmtimin dhe është shumë pranë rikthimit me ekipin e Manchester United.

Sipas tabloidit britanik “The SUN”, “bomberi” suedez ka bërë një hap të madh drejt rikthimit në fushat e blerta,

Zlatan Ibrahimovic është kthyer në trajnim me skuadrën e parë të Manchester United, pasi prej muajit prill vuante nga një dëmtim i rëndë në gju.