Kroos është i lumtur për sukseset e arritura deri më tani në karrierë.

Vendimi për t’u larguar nga kjo klub si Bayern Munich dhe për t’u transferuar te Real Madrid, ka rezultuar shumë pozitiv për karrierën e mesfushorit, Toni Kroos.

Ai ka fituar titujt të shumtë me Madridin që nga vitit 2014 kur u transferua në “Santiago Bernabeu” dhe ka treguar se është i lumtur që gjendet siç ka thënë ai “në klubin më të mirë në botë”.

“Jam shumë i lumtur në Madrid, familja ime është e lumtur. E pëlqejmë shumë klimën këtu pasi është më ngrohtë në krahasim me Gjermaninë. Jam gjithashtu i lumtur që luaj për klubin më të mirë në botë”, tha Kroos.

Kroos foli edhe për trajnerët që ka pasur gjatë karrierës, duke veçuar Zidanin e Ancelottin.

“Gjëja më e rëndësishme është ekipi. Kam luajtur shumë ndeshje dhe si lojtar gjithmonë keni nevojë për besimin e trajnerit. Kam pasur trajner të mirë, si Ancelotti në fillim dhe tani Zinedine Zidane. Është lehtë të punosh me ta dhe të luaj në nivele të larta siç kam bërë”, shtoi ai.

Mesfushori gjerman në fund zbuloi se këto suksese të Los Blancos nuk kanë ardhur rastësisht.

“Objektivat? Kemi fituar dy tituj dhe mund të fitojmë edhe katër. Çdo vit është më i vështirë, pasi rivalët po përforcohen. Por nëse luajmë si ekip, mund të mposhtim çdo kundërshtar, e kemi vërtetuar këtë në vitet e fundit. Kur luajmë si ekip, me të vërtetë shndërrohemi në një skuadër fantastike”, theksoi mes tjerash mesfushori gjerman.

27 vjeçari, që po luan sezonin e katërt në “Santiago Bernabeu”, ka bërë 12 paraqitje deri më tani për “Los Blancos”, duke shënuar një gol.