Këngëtarja shqiptare nga Maqedonia, Adelina Tahiri, është ndër emrat më të njohur të estradës shqiptare. Përveç muzikës së saj, Adelina është përfolur gjithmonë për jetën e saj super luksoze.

Veshjet firmato, pushimet luksoze, çdo gjë që bënte ajo ishte në qendër të vëmendjes. Por, së fundmi këngëtarja seksi është komentuar shumë, se kush qëndronte pas kësaj jete luksoze, që bënte ajo.

Por për t’ua mbyllur gojën të gjithë atyre, që komentuan jetën e saj, Adelina ditë më parë ka pranuar se është në një lidhje dhe se ka gjetur princin e kaltër. Si kurrë më parë, Adelina është shprehur shumë e dashuruar duke treguar, se është shumë e lumtur dhe ai e trajton si një princeshë.

Adelina Tahiri në Instagram

Por siç duket, këngëtarja dëshiron që lidhjen e saj ta mbajë private dhe larg syrit të mediave e publikut. Ajo kishte treguar se ai është biznesmen, por që deri më tani nuk ka zbuluar identitetin e tij dhe njëkohësisht nuk e ka ndërmend ta bëjë.

Adelina madje edhe në fotografi ia mbulon fytyrën atij. Por se kush është i dashuri misterioz i Adelinës, mbetët të shihet.  Kujtojmë se kohë më parë, Adelina kishte një lidhje dashurie edhe me Rolando Sufo, një djalë simpatik nga Tirana, i cili gjithashtu njihej për jetën e tij luksoze, transmeton Express.

Por jo vetëm kaq. Adelina është përfolur tej mase edhe për një lidhje të mundshme me Dardan Berishën si dhe për lidhjen me ish-kapitenin e kombëtares Lorik