Një i burgosur, i cili ka pasur ereksion për 91 orë, planifikon të ngre padi prej pesë milionë dollarësh kundër burgut në Pitsburg, në Oklahoma, për shkak të shkeljes së të drejtave qytetare, transmeton Washington Post.

Tridhjetedyvjeçari Dustin Lens thotë se rojtarët e burgut e kishin përqeshur, në vend se t’i ofrojnë ndihmë medicinale.

Lens në dhjetor 2016 kishte pirë një “pilulë misterioze”, të cilin ia kishte dhënë një i burgosur tjetër, pas të cilit nisi të pësojë ereksion të gjatë me plot dhimbje.

Ai thotë se me atë rast kishte marrë lëndime afatgjate dhe kishin kaluar katër ditë që nga marrja e pilulës para se rasti i tij të merrej seriozisht.

Ndryshe, emërtimi medicinal për ereksionin e padëshiruar dhe të paprovokuar, që zgjat më shumë se disa orë, quhet priapizëm.