Koment TetovaSot

Çdo gjë e bukur dhimbje lë pas. Tingëllon ndonjëherë kjo edhe në politikë me kryeprotagonistë që përskaj të gjithave njerëzit shpejt kanë për t’a parë se ata kanë bërë cdo gjë për vendbanimet e tyre, për komunat që i kanë drejtuar. Këta dy kryeprotagonistë janë Nevzat Bejta dhe Fatmir Izairi.

Ikën me mesazhet e tyre të thëna në mënyrë perfekte sepse ndërgjegja e tyre është e pastër. Që të dy nuk lanë rrugë pa prekur, kanalizime, ujësjellës, projekte, punësime për komunitetin, thjeshtë çdo gjë.

BDI vetëm mund të krenohet me dy njerëz që menaxhuan kaq mirë më institucionet e Komunave që i drejtuan dhe njerëzit shumë shpejt kanë për t’a parë këtë .

Në politikë ndonjëherë mund të largohesh me dinjitet. Mund të largohesh me gjëra madhështore që ke bërë për komunitetin tënd. Prandaj njerëzit u përlotën me ikjen e Bejtës. Ky njeri që bëri gjënë më të çmuar pas një cikli. Doli dhe pranoi humbjen. Këta njerëz janë të rrallë në politikën shqiptare. Sepse e ke lehtë t’u japësh politikën dhe shumë rëndë për t’ua marrë atë. Bejta tejkaloi vetveten. Nuk u ndal të bëjë fjalime dëshpëruese, justifikime për të shpëtuar personalitetin e tij sepse atë ia shpëtoi menaxhimi i mirë që bëri për Gostivarin e tij. Ndryshimet nuk mund t’i sheh vetëm një i verbër. Edhe Fatmir Izairi-Doki kishte të njëjtat përmasa të ngjajshme me Bejtën. Edhe ai shndërroi Zhelinën e tij në një zonë të zhvilluar, një Komunë që nuk mbahet mend ndonjëherë të jetë qeverisur kaq mirë, më saktë asnjëherë si Doki s’ka mund dikush ta bëjë këtë . Ikën me lavdinë e tyre, pa belbëzuar sic bëjnë humbësit që duan t’i shndërrojnë humbjet në fitore. Ndonjëherë mund të fitosh pa lavdi por mund të humbësh me dinjitet. Bejta dhe Doki i përkasin kësaj të dytës. Ikën dhe lanë komuna që shumë shpejt njerëzit kanë për t’a parë nëse kishin të drejtë që nuk u dhanë edhe një mandat . Koha do tregojë të gjithën, atëherë kur euforitë e zgjedhjeve do kenë mbaruar .