Zëvendës-ndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përgjegjës për çështjet europiane dhe euroaziatike Hoyt Brian Yee, në kuadër të vizitës së tij në Kosovë sot u prit në takim nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Zv/ndihmës sekretari i SHBA-ve, Yee sot në Zyrën e Presidencës u prit në takim nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Takimi ishte i mbyllur për media.

Zyrtari i lartë amerikan, Yee në kuadër të vizitës së tij sot do të zhvillojë një sërë takimesh me krerët e lartë shtetërorë të Kosovës. Yee do të takohet edhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.

Gjatë vizitës së tij, Yee pritet që të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të minoriteteve dhe përfaqësues tjerë politik në Kosovë.

Kujtojmë se dje zyrtari i lartë amerikan Yee vizitoi Serbinë.