“Shumë është e rëndësishme merret përgjegjësia për përgjimin jolegal dhe për keqpërdorimet e qeverisjes së kaluar, në lidhje me përgjimin, potencoi zëvendës ndihmësi sekretar shtetëror i SHBA-së”, Hojt Ji, në një intervistë të emisionit “360 shkallë” në TV Alsat M, transmeton gazeta Lajm.

“Ajo është e rëndësishme si edhe për qytetarët e vendit, për tu vërtetuar se është vendosur qeverisje e drejtë. Bëjmë thirrje deri te të gjitha partitë politike, si dhe liderët e partive dhe atyre qeverisës, anëtarët e Kuvendit, të bëjnë gjithçka që mundet vetëm se të realizojnë drejtësinë, PSP-ja duhet të marrë përkrahjen e nevojshme që të mund ta kryen detyrën dhe të mos ketë trysni politike ndaj prokurorëve dhe gjykatësve në zbatimin e përgjegjësisë. Ajo duhet të kryhet në një afat të caktuar dhe të mos shtyhet”, deklaroi Hojt Ji.