Pothuajse të gjithë e dinë se unaza e fejesës së Kate Middleton është mbajtur dhe nga nëna e Princit William, Princesha Diana. Por pas saj duket se ka një histori më pak të njohur që së fundmi është bërë e njohur për publikun. Rezulton se unaza e diamantit fsheh shumë histori prapa gurit të safirit 12-karat, që kap një vlerë prej 50.000 paund.

Princesha Diana dhe Princi Charles zgjodhën unazën e fejesës nga argjendari zyrtar mbretëror, Garrard, në shkurt të vitit 1981. Ndërkohë që unazat e fejesës ishin punuar në mënyrë tradicionale, kjo unazë me gur safiri blu ishte, në fakt, vetëm një pjesë e koleksionit me pakicë të Garrard. Cila është gjëja më interesante? Duket sikur Princi Charles ishte frymëzuar nga simboli mbretëror, kur zgjodhi këtë unazë: një karficë diamanti me gur safiri blu, që i përkiste mbretëreshës Viktoria. Në 1840, Princi Albert kishte porositur argjendarin të krijonte një karficë për bashkëshorten e tij, Mbretëreshën Victoria. Më pas, karfica u përdor nga Mbretëresha Elizabet, e cila e ende e përdor shumë shpesh edhe sot e kësaj dite.