Ish kreu u këshillit të Komunës së Tetovës, Hisen Xhemaili thotë se Malësia e Tetovës është reshtuar drejtë vizionit të duhur.

Të dashur miq bashkëqytetarë të malësisë së Tetovës, si çdo cikël zgjedhor edhe kësaj radhe ju ishit ajka e suksesit në Tetovë, ju me votën tuaj masovike vazhdoni t’i qëndroni besnik konceptit të Ali Ahmetit të sublimuar në vlerat e luftës të përqafuara nga banorët e fshatrave të malësisë që nga viti 2001.

Ju edhe në këto zgjedhje e dëshmuat se jeni besnik dhe të palëkundur për të ecur në rrugën tonë të drejtë dhe me vizion për të ardhmen. Mbështetjen e fuqishme që mori Teuta Arifi në fshatrat e malësisë në: Sellcë, Vicë, Xhermë, Llacë, Shipkovicë, Lisec, Gajre, Rasadishtë, Veshallë, Bozofcë dhe Brodec (vlersim të veçantë për votat pro BDI-së), janë një obligim më shumë për të punuar pa u ndalur për Malësinë dhe perspektivën e fshatrave tona për Tetovën tonë.

Malësia e Tetovës ka qenë dhe do të mbetet vendi i vlerave dhe e orientuar gjithmonë në rrugë të drejtë! Zoti ju bekoftë Juve dhe Komunën tonë që duam. Përgjithmonë mirënjohës! Punë të mbarë kryetares Teuta Arifi” ka shkuar Xhemaili. /TetovaSot/