Kompania farmaceutike, Grifols, ka mohuar raportimet e medieve spanjolle se ata kanë qenë në bisedime për të blerë të drejtat e emrit të “Camp Nou”.

Këto raportime kanë dhënë indikacione se kompania spanjolle ishte në bisedime të avancuara për të kompletuar një marrëveshje afatgjatë për 30 vitet e ardhshme në të cilën parashihej ndërrimi i emrit të stadiumit në Nou Camp Grifols.

Marrëveshja u raportua se do të kushtonte 340 milionë euro për gjigantët katalanas, e indikacionet ishin se këto të holla do të shfrytëzoheshin për transferime dhe rinovime.

“Me respekt për lajmet e negociatave të Grifols dhe Barcelonës për të drejtat e emrit të Camp Nou, kompania nuk po mendon ndonjë sponsorizim të këtij lloji”, njofton kompania, shkruan Marca.

Grifols është e bazuar në Barcelonë në mesin e 35 top kompanive të listuara në berzën spanjolle, teksa Camp Nou pritet të hyjë në renovim brenda dy vitesh.

Barcelona aktualisht e ka fortesë stadiumin Camp Nou, ku i zhvillon edhe betejat më të mëdha.

Klubi katalanas aktualisht gjendet në pozitën e parë, kurse Camp Nou është prej stadiumeve më të mëdha në botë./ telegrafi