Mesfushori spanjoll, Ander Herrera ka folur për ndeshjen ndaj Tottenhamit në kuadër të Premierligës

Herrera beson se Tottenham është e gatshëm jo vetëm ta fitojë Premierligën, por edhe Ligën e Kampionëve.

Ai tha se për skuadrën e tij do të ishte një arritje e madhe nëse fitojnë ndaj tyre në fundjavë.

“Në dy ose tre vitet e fundit Tottenham është përmirësuar shumë dhe janë të gatshëm për gjithçka, Premierligë dhe Ligën e Kampionëve”, tha fillimisht Herrera për Mero.

“Ne e pamë ndeshjen ndaj Real Madridit, ku ata nuk ishin skuadër më e dobët. Kjo do të thotë se ata janë gati për gjithçka. Do të ishte diçka e madhe nëse ne i mposhtim ata”, tha në fund spanjolli.