Në një tubim madhështor të Aleancës për Shqiptarët në komunën e Zhelinës, ku kandidati i kësaj partie Dr Reshat Aliu prezantoi platformën zgjedhore , para të pranishmëve  një  haxhi nga Strimnica mbajti një fjalim tepër emocionues dhe përloti të pranishmit me fjalimin e tij. Haxhia i Strimnicës  me një fjalor  të pastërt përshkruajti gjendjen emocionale jo vetëm të tijën po të gjithë shqiptarëve në ditën  kur ndodhen ngjarjet e 27 prillit, ku huliganët maqedonas kishin  për qëllim të vrasin jo vetëm Ziadin Selën, por edhe  kërkesat politike  të shqiptarëve.

Haxhia tha:”Ata huligan deshën të të vrasin, por nuk të vranë sepse deshti zoti të të mbroj jo vetëm ty po shpresën e krejt shqiptarëve”. Ky fjalim i plakut të Strimnicës i rrënqethi të pranishmit aty, duke iu kujtuar se pleqtë janë mbamendja  e hidhur që kanë përjetuar që nga koha e komunizmit e deri në kohët e sotme kur shqiptarët vazhdojnë të jenë të shtypur dhe të diskriminuar./fol.mk