Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për çështjen e liberalizimit të vizave dhe kushteve të vendosura nga BE’ja për Kosovën rreth kësaj çështje. Ndërkohë thotë se Qeveria që ai udhëheq po punon për një Kosovë të fuqishme në Interpol dhe UNESCO.

Haradinaj ka thënë se liberalizimi i vizave i ka dy tema si kushte të cilat janë, rendi, ligji dhe luftimi i korrupsionit dhe po ashtu është tema e demarkacionit me Malin e Zi.

Shpjegoi shkarkimin e komisionit rreth çështjes së demarkacionit dhe nisjen e punës së komisionit të ri.

Në fund kryeministri, tha se vendimi për liberalizimin e vizave nga BE do të vijë në afat korrekt kohor.

Kryeministri Haradinaj tha se Qeveria që ai udhëheq po punon për një Kosovë të fuqishme në Interpol dhe UNESCO.

“E vetmja mënyrë Kosova me ju kthye tavolinës, po jo si dikush që shkon e i lutë për takime ose jo si një organizatë joqeveritare, ne kemi detyra, kontratë me punët që i bëjmë në vend, avancimi i punëve të vendit nuk ka lidhje cili është në tavolinë, po Kosova është e fuqishme në tavolinë, dhe unë po punoj për një Kosovë të fuqishme në tavolinë edhe për Interpol vitin që vjen por edhe për UNESCO dy vite më vonë, po jo vetëm kaq në perspektivë e kemi anëtarësimin në NATO edhe OKB’në’, tha Haradinaj për televizionin 21.