Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, përkujton 14- vjetorin e Lumturimit të Nënë Terezës, nga Papa Gjon Pali i Dytë.

“Nëna Terezë, e shenjtëruar nga Papa Françesku vitin e kaluar,  u bë mishërimi i dashurisë dhe paqes në botë, është njëherësh simbol botëror i flijimit të njeriut për njeriun”, thotë Haradinaj.

Nëna Terezë, siç shprehet ai, do të jetë gjithnjë frymëzuese për njerëzit e mirë dhe për vepra kulmore humane, veçanërisht për shqiptarët dhe Kosovën.

“Dita e Lumturimit të Nënës Terezë duhet të na shërbejë si ikonë që të jemi më të përkushtuar për të ndërtuar një botë më të mirë për fëmijët tanë”, ka shtuar kryeministri.