Në ditën e fundit të fushatës, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka falënderuar partitë politike për fushatën e rregullt të zhvilluar derisa bëri lutje që të dielën të gjithë “t’ia zbardhim fytyrën Kosovës”.

“Mos harroni që nga procesi i rregullt zgjedhor varet liberalizimi i vizave dhe integrimi”, ka thënë Haradinaj.

Zgjedhjet komunale në Kosovë janë të dielën, më 22 tetor.

Ndërsa, sot në mbledhjen e Qeverisë, kryeministri Haradinaj gjithashtu ka bërë të ditur se javën e ardhme për një vizitë në Kosovë do të arrijë përfaqësuesi i Këshillit të NATO-s, ndërsa muajin e ardhëm për vizitë në vendin tonë do të arrijë edhe kongresisti amerikan, Eliot Engel.