Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në mbrëmjen e organizuar nga Ambasada e Turqisë në Prishtinë, me rastin e ditës kombëtare të Republikës së Turqisë.

“Në ditën kombëtare të Republikës së Turqisë, isha i nderuar që t‘i bashkohem festës së organizuar nga ambasada e shtetit turk në Prishtinë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij zyrtare në Facebook.

“Përmes ambasadores Kiliç, shpreha urimet e mia për prosperitetin e popullit turk, si dhe dëshirën time për thellimin e bashkëpunimit të ndërsjellë”, ka treguar Haradinaj.