Gjykata Themelore Veles sot hapi procedurë paraprake për shqyrtim të kushteve për hapje të procedurës falimentuese për Feni industri nga Kavadari. Për drejtues të përkohshëm falimentues është emëruar Mirsollav Atanasievski nga Gostivari, ndërsa seanca e parë është caktuar për më 13 nëntor në Gjykatën Themelore Veles.

Kërkesën për hapje të procedurës falimentuese për Feni dje e dorëzuan Banka Komerciale SHA Shkup, Banka Stopankska SHA Shkup dhe Silk roud banka SHA Shkup si kreditorë më të mëdhenj të “Feni industri” Kavadar.

Qëllimi i dorëzimit të procedurës falimentuese, informojnë nga bankat, është në afat më të shkurtër të mundur me vazhdim të aktiviteteve të Feni industri që të kryhet riorganizim. Ata propozojnë që të gjendet investues serioz i cili do të mund t’i ndërmerr dhe servisojë obligimet e Feni industri ndaj të punësuarve, bankat dhe kreditorët e tjerë dhe me investim plotësues që të mundësojë punë të mëtejshme të kombinatit.

Pronari i tanishëm i Feni industri Kuniko, ka detyrime të papërmbushura prej 40 milionë euro ndaj tre bankave, si dhe 20 milionë euro plotësuese ndaj kreditorëve të tjerë.