Hande Ercel dhe Burak Deniz janë dy protagonistët kryesorë të serialit “Jetë” i cili vjen në Tring nga e hëna në të premtë, ora 21:00 në kanalin 3 Plus. Të dy kanë treguar se janë aktorë të shkëlqyer dhe mund të sjellin në ekran personazhe mjaft origjinalë. Aq të vërtetë na duken Hayat dhe Murat, aq sa mund të mendojmë se janë një çift edhe jashtë kamerave. Ja çfarë thonë dy aktorët për njëri-tjetrin.
“Burak është një mik shumë i mirë dhe kam marrëdhënie shumë të mira me të. Është thënë se mund të ketë diçka mes nesh por kjo nuk është e vërtetë. Kur më thanë se partneri im do të ishte Burak u gëzova shumë, ai është energjik, i pëlqen të flasë me të gjithë. Edhe unë jam pak kështu, i dua njerëzit. Besoj se të dy, kemi sjellë personazhe shumë të dashur për ekranin” – është shprehur Hande Ercel.

[cropped content hande ercel burak denizden ask laftan anlamaz 2rM37xMIgb2ok3x]
Burak dhe Hande u njohën pikërisht në sheshin e xhirimit. Ata nuk ishin takuar kurrë më pare por kjo nuk i vështirësoi gjërat për ta.
“‘Jete’ është seriali i parë romantik që unë interpretoj. Është shumë e rëndësishme se cili është partneri jot. Duhet të përgatitesh të përjetosh me të tensione, lodhje apo të papritura të tjera. Me Handen mund të them se gjithçka shkoi mirë. Është shumë komode të punosh me të” – ka thënë Burak Deniz.
“Ky është profesioni jonë, plot emocione. Edhe pse nuk e ke përjetuar diçka, duhet ta jetosh për personazhin tënd” – shtoi Hande.