Sllovakia, pavarësisht fitores së arritur me 3:0 kundër Maltës, përfundoi në vend të dytë me 18 pikë në grupin F të kualifikimeve për Kampionatin Botëror – ‘Rusia 2018’ në futboll.  Marek Hamsik, mesfushori sllovak dhe kapiteni i Napolit, ka kritikuar sistemin që përdoret nga FIFA. “Objektivi ishte vendi i dytë dhe ne ia kemi dalë, por tani nuk e kemi më në dorë fatin tonë. Do të duhet të presim rezultatet e ndeshjeve të tjera për ‘play off’-in dhe të shpresojmë te fati. Vendi i dytë është një arritje e madhe, duke parë grupin ku kemi luajtur, por ky sistem është i turpshëm. Nuk është e drejtë që je i detyruar të presësh”, ka thënë Hamsik.