Mesfushori i Kombëtares së Kosovës në futboll, Besar Halimi ka vazhduar me paraqitje të mira për skuadrën e tij Brondby

Besar Halimit i janë dashur vetëm dy minuta që të shënoi në fitoren e thellë të skuadrës së tij Brondby 4:0 ndaj Sonderjyske.

Halimi u inkuadrua në minutën e 88’ për të shënuar pas vetëm dy minutave për rezultatin final 4:0.

Ai këtë edicion me skuadrën daneze ka shënuar tre gola, duke qenë golashënuesi i tretë më i mirë në skuadër dhe një nga më të mirët në ligë.