Aeroporti i Odesas në Ukrainë ka njoftuar sot se kishte shtrënguar masat e sigurisë pasi ishte vënë në shënjestër nga një sulm kibernetik.

Edhe sistemi i metrosë në Kiev raportoi gjithashtu një ndërhyrje nga hakerët në sistemin e saj të pagesave.

“Ne raportojmë se sistemi IT-së i aeroportit ndërkombëtar të Odesas është goditur nga një sulm kibernetik. Të gjitha shërbimet e aeroportit po punojnë më rreptë”, thuhet në deklaratën e aeroportit.

Odesa ka një nga aeroportet më të mëdha në Ukrainë, që lidh portin e Detit të Zi me shumë aeroporte në Ukrainë, ish-bashkimin Sovjetik, Evropën Perëndimore, Azinë dhe Afrikën.

Metroja e Kievit ka njoftuar përmes rrejtit social Facebook se sistemi i saj kompjuterik u sulmua nga hakerat dhe njoftoi klientët se pagesat me kartela për shërbime, nuk mund të realizoheshin përkohësisht.