Pep Guardiola është duke kërkuar një qendërmbrojtës

E përditshmja sportive katalonase, Mundo Deportivo, ka zbuluar se Pep Guardiola është duke e kërkuar qendërmbrojtësin e Atheltic Bilbaos, Aymeric Laporte.

Francezi ka kontratë me ekipin nga La Liga deri në vitin 2020, derisa çmimi i klauzolës së lirimit nga kontrata është 65 milionë euro, përcjell Express.

Por, përveç Manchester Cityt, interesim për Laporten ka shfaqur edhe gjiganti nga La Liga, Barcelona.