Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola i detyron lojtarët e tij që të mësojnë dhe të flasin vetëm anglisht

Mbrojtësi i Manchester Cityt, Nicolas Otamendi ka bërë të ditur se Pep Guardiola përforcon shpirtin e ekipit duke i kërkuar secilit lojtar që të flas në gjuhën angleze.

Në një intervistë për radion Fox Sports në Argjentinë, mbrojtësi argjentinas ka treguar metodat e Guardiolas.

“Pas ndeshjeve është e obligueshme që të ushqehemi në klub. Dieta dhe pushimi është pjesë e rëndësishme pasi kemi orar të ngjeshur”, ka thënë Otamendi.

“Pep kërkon sqarime për ushqimin dhe ne duhet të mësojmë anglisht, pasi çdo stërvitje është në atë gjuhë. Në dhjetor kam pasur një test të gjuhës