Pep Guardiola është ndarë i kënaqur me fitoren e skuadrës së tij ndaj Napolit.

Manchester City arriti të fitojë me rezultat 2-1, duke bërë një hap të madh drejt kualifikimit.

“Napoli është skuadër fantastike. Ne kemi pritur një ndeshje të tillë të fortë”.

“Ne sot e mposhtëm një skuadër të pabesueshme, të cilët na detyruan të kishim një paraqitje shumë të mirë për të fituar”, ka thënë Gurdiola për Napolin.

Ai kishte edhe disa fjalë për lojtarin e tij më në formë, Raheem Sterling.

“Nuk e di se sa gola se do t’i shënojë Steling. Dua që ai të bëhet më i mirë e më i mirë, në çdo ndeshje”, ka përfunduar Guardiola.

Manchester City ndeshjen e radhës e luan ndaj Napolit si mysafirë.