Grupi ndërministror për mbikëqyrjen e procesit të përpilimit të dokumenteve strategjike mbrojtëse, me të cilin kryeson ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot u njoftua me përvojat britanike në këtë sferë.

Në përbërje të grupit janë edhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, ministri i Drejtësisë, Bilen Saliji dhe ministri i Financave, Dragan Tevdovski.

Grupi sot kishte takim me Stiven Glover, këshilltar i lartë për mbrojtje dhe siguri në Ministrinë e Zhvillimit ndërkombëtar të Britanisë së Madhe.

Glover, së bashku me ekspertin amerikan për çështje të mbrojtjes, Brus Bah në prezencë të zëvendësambasadorit të Britanisë së Madhe Poll Eduard dhe të atasheut ushtarak në Ambasadën britanike, Riçard Peri e prezantoi strukturën organizative të sistemit britanik për mbrojtje dhe siguri, si dhe procedurat prej të cilave del krijimi i dokumenteve strategjike mbrojtëse për strategji kombëtare për mbrojtje dhe siguri.

Këto dokumente strategjike në politikat mbrojtëse dhe praktikën e Britanisë së Madhe i shfrytëzon si lista për kontrollim për realizimin e qëllimeve dhe misioneve strategjike në sferën e mbrojtjes dhe sigurisë së vendit.

Shekerinska u falënderua për mundësinë që anëtarët e këtij grupi ndërministror të njoftohen me përvojat e Britanisë së Madhe në këtë sferë.

Ministrja e Mbrojtjes theksoi se Britania e Madhe si mik i dëshmuar i Republikës së Maqedonisë dhe mbështetës i sinqertë i vendit për anëtarësimin e saj në NATO, jep kontribut serioz për vendin tonë në periudhë kur pritet lëvizje drejt anëtarësimit të shumëpritur të vendit në Aleancë.

Një pjesë e sugjerimeve të cilat dalin nga prezantimi i përvojave të Britanisë së Madhe në përgatitjen për përpilim të dokumenteve strategjike mbrojtëse, tanimë zbatohen edhe në Republikën e Maqedonisë, thuhet në kumtesën qeveritare.

“Kjo para së gjithash i dedikohet qasjes së integruar, ndërministrore, në analizën dhe përgatitjet për krijim të dokumenteve strategjike mbrojtëse, të cilët tanimë japin rezultate më esenciale për dallim nga qasja e deritanishme e segmentuar”, tha ministrja Shekerinska.

Dimitrov e theksoi energjinë e re në Qeveri dhe në ministritë kompetente për proceset euro-atlantike, e cila fut dinamikë kreative edhe në përgatitjen e dokumenteve strategjike mbrojtëse.

Tevdovski theksoi se zëri për mbrojtje në buxhet për vitin e ardhshëm dimensionohet sipas standardeve të vendeve-anëtare të NATO-s, si faktor i rëndësishëm edhe në krijimin e dokumenteve strategjike mbrojtëse prej të cilëve del mundësia për ndjekjen e zbatimit të strategjive mbrojtëse.