Kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikola Gruevski akuzoi se në raundin e parë të zgjedhjeve lokale LSDM-ja, për blerjen e votuesve ka harxhuar 20 milion euro. Ai akuzoi se në Maqedoni ka pasur zgjedhje afrikane, me presione, dhunë dhe parregullsi. Gruevski përmendi se policia i përgjon anëtarët e partisë së tij. Gjithë këtë ai e theksoi në akademinë solemne të partisë së tij në Shtip, duke festuar themelimin e Organizatës Revolucionare Maqedonase në Selanik 124 vjet më parë.

Jo 100, por 100 mijë nga ne përgjoni. Ju nuk mund të na frikësoni. Nuk mund të na bëni ti ulim kokat, nuk mundeni dhe nuk do ta thyeni kurrizin tonë. Dosja e tyre, ku neve na llogarisin si nacionalistë maqedonas, duke aluduar në shovinistë, është vetëm përsëritja e një epoke të errët nga e kaluara, të cilën ne do ta përballojmë dhe do ta mposhtim. Ne e dimë se jemi vetëm patriotë dhe atdhetarë, që e duan vendin dhe popullin e tyre, dhe janë të gatshëm për rreziqe të larta në mbrojtje të tyre. Nuk kemi asgjë kundër, apo çfarëdo qëllimi tw keq, ndaj vendeve tjera dhe popujve. Përkundrazi, nëse mendonin se me zgjedhje të falsifikuara dhe organizim të inxhinieringut zgjedhor do na mposhtin, të na shkatërrojnë dhe do ta mposhtin frymën e maqedonasve, ju them se kanë shtypur butonin, që vetëm se na aktivizon, që organizmi jonë të fillojë të punojë me kapacitet 120% – deklaroiNikolla Gruevski, VMRO-DPMNE.