Treguam se si punohet me program – të projektohet, të debatohet, të pyeten njerëzit, të ndahen prioritetet më të rëndësishme në pajtim me mundësitë dhe në fund të realizohet ajo që do të premtohet, por edhe shumë më tepër se ajo kur të vijnë kohëra të vështira si këtu në Stajkovci, deklaroi lideri i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit “Për Maqedoni më të mirë”, Nikolla Gruevski sot në takime me banorët e fshatit Stajkovci.

“Ndihmuam aq sa kemi mundur, kjo shihet dhe do të vazhdojë të shihet me aktivitetet të cilat planifikohen për të ardhmen. Ajo që është karakteristike për LSDM-në është se nuk kanë program dhe për këtë shkak flasin për ajër, erë dhe mjegull”, tha Gruevski.

Ai potencoi se në rrethin e parë të zgjedhjeve u pa se si LSDM-ja organizon zgjedhje, sipas tij, me presione, ryshfet, me droje dhe shantazhe, që, thotë ai, të mos dalin në votim, të bëhen pasivë.

Ai akuzoi se prej se është LSDM-ja në pushtet, kriminelët janë lëshuar në liri, ndërsa patriotët janë në burg, e ngjarjet më 27 prill kanë qenë të provokuara me qëllim.

“Nuk mundet ashtu. Pikërisht për këtë shkak kërkuam që të ndërpritet ndjekja ndaj njerëzve të cilët janë provokuar më 27 prill. Këta njerëz duhet të lirohen dhe ne do të bëjmë gjithçka që është në kuadër të institucioneve që kjo të ndodhë”, thotë Gruevski.

Kandidati për kryetar të komunës së Gazi Babës nga rradhët e VMRO-DPMNE-së, Toni Trajkovski tha se në programin e tij janë përmbajtur 471 projekte dhe ka shprehur bindje se ato do të realizohen, sepse këshilli i komunës mandatin e ardhshëm do të udhëheqet me shumicë nga VMRO-DPMNE-ja dhe partneret e koalicionit. Një nga projektet e para të cilat do të realizohen pas zgjedhjeve, tha ai, është që qytetarevë tu kthejnë paratë nëse vetë janë kyqur në kanalizimin fekal.