Lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski dhe kandidati për kryetar komune të Probishtipit nga partia e tij Toni Tonevski pasdite kishin takim me banorët e Zletovës. Gruevski i porositi qytetarët e Zletovës se Tonevski meriton të fitojë edhe një mandat, për shkak se ka bërë edhe më shumë nga ajo që ka premtuar.

Në komunën Probishtip, tha Gruevski, në vitin 2006 ka pasur gjithsej 1.737 të punësuar, ndërsa në fund të vitit 2016 ka pasur 4.642 punësime të reja. Njoftoi se do të sigurojnë për nxënësit nga klasa e parë deri në klasë të pestë shujtë të shëndetshme falas, do t’u mundësojnë qytetarëve të Probishtipit që të përfitojnë shtëpi personale me çmim simbolik nga një euro për katror, ndërsa do t’i pezullojnë dhe ulin shpenzimet për taksat komunale.

“Ne nuk ofrojmë koncept në të cilin nuk do të ketë rrugë të paasfaltuar dhe të pandriçuar dhe në çdo mëhallë do të ndërtohet park. Do të rikonstruohet edhe skela ‘Zletovska Reka’-s, ndërsa krahu i majtë nga Zletova do t’i bashkëngjitet sistemit kolektor në Zletovë. Do të rikonstruohet edhe shtegu çiklist”, theksoi Gruevski.

Lideri i VMRO-DPMNE-së e kritikoi oponentin LSDM-në, gjatë fushatës dhe realizimit të raundit të parë zgjedhor i cili, sipas tij, ka qenë me parregullsi. Po ndodhin, siç tha, “një prej zgjedhjeve më kriminele” dhe konsideron se Maqedonia është në rrezik – ekonomik dhe politik.

Kandidati Toni Tonevski pret që në raundin e dytë të ketë mbështetje edhe më të madhe nga qytetarët se sa në raundin e parë. Është planifikuar, tha, që të mbulohet tregu i qytetit në Zletovë, pishinë e re, fushë e re basketbolli, rikonstruksion të rrugës kryesore, riasfaltim të disa rrugëve të paasfaltuara, investime në pjesën e kanalizimit dhe në fshatrat të cilat gravitojnë rreth Zletovës, rikonstruksion të rrugës deri në Dreveno, asfaltim të rrugës deri në Jamishte.