Projekte për rritje të numrit të të punësuarve në Demir Kapi, kushte më të mira për nxënësit në arsimin fillor, si dhe përmirësim të infrastrukturës, paralajmëruan kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski dhe kandidati për kryetar të komunës së Demir Kapisë, Trajçe Dimitrov gjatë vizitës.

“Në vitin 2006 këtu pati 430 të punësuar në tërë komunën, në fund të vitit të kaluar ky numër ishte rreth 1.100 të punësuar. Ashtu do të vazhdojmë edhe në të ardhmen, njëkohësisht do të sigurojmë që nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën të kenë shujtë pa pagesë, me çka do të sigurojmë ushqim të shëndetshëm për nxënësit por edhe kursim për familjet”, tha Gruevski.

Paralajmëroi se do të rikonstruohen rrugë dhe se njëkohësisht planifikohet rikonstruimi i një pjese të rrugës Demir Kapi deri në fshatin Klisurë.

Kandidati për kryetar të komunës Dimitriev theksoi se prioritet do të jetë rritja e fuqisë ekonomike e popullatës me krijimin e kushteve për akoma më shumë punësime.