Lideri i VMRO-DPMNE-së sot në Makedonski Brod i porositi qytetarët që masovikisht të dalin të votojnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale të dielën.

Ai theksoi se kandidati për kryetar të komunës, Milosim Vojleski është zgjedhje e kontrolluar. dhe është njeri i cili ka treguar se me mjete mjaft të kufizuara mund të bëjnë shumë projekte.

“Në kohën kur VMRO-DPMNE hyri në qeveri në Makedonski Brod kishte 996, ndërsa tani ka mbi 1.660 persona të punësuar, apo për 67 për qind më shumë të punësuar. Kjo është VMRO-DPMNE-ja. Këtë do të tentojmë ta vazhdojmë edhe përmes asaj që ne ndërtuam kapacitete njerëzore të cilët dinë dhe janë të trajnuar të tërheqin investues të rinj”, tha Gruevski.

Ai paralajmëroi se për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën do të sigurohet shujtë pa pagesë dhe e shëndetshme, për qytetarët të cilët nuk kanë shtëpi të tyre do të mundësohet të blejnë tokë për shtëpi me çmim simbolik prej 1 euro për një metër katror për tokën, e gjithashtu do të hiqen apo do të ulen në mënyrë drastike taksat komunale për këto kategori të personave.

Gruevski premtoi edhe koncept sipas të cilit nuk do të ketë rrugë të paasfaltuar dhe rrugë të pandriçuar dhe ku do të ketë park në çdo mëhallë.

Vojneski nga ana e tij theksoi se do të vazhdojë edhe më tej të ndërtojë për Makedonski Brodin, të realizojë projekte, të ndërtojë rrugë. “Nga 53 fshatra, 48 arritëm t’i asfaltojmë, në të gjitha vendbanimet arritëm të sjellim ujësjellës, me tempo të njëjtë do të vazhdojmë edhe më tutje”, tha Vojneski.