Koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” i kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja sonte mbajti miting në Resnjë, ku lideri i partisë Nikolla Gruevski porositi se qytetarët në zgjedhje jo vetëm që do të deklarohen për kandidatët për kryetarë komunash, por do ta tregojnë mendimin e tyre edhe për punët që kanë ndodhur në katër muajt e fundit.

“Qytetarët do ta mbështesin VMRO-DPMNE-në për atë që e ka bërë, që e ka realizuar, atë që e premtuar, por në zgjedhje do ta japin edhe mendimin e tyre për punët që kanë ndodhur në katër muajt e gjysmë. Këto muaj kemi demonstrata të përditshme të një pune të paligjshme, punë të paligjshme me vetëdije. Emërime të paligjshme, shkarkime të paligjshme, punësime të paligjshme”, tha Gruevski.

Ai shtoi se LSDM-ja zhvillon politikë në kundërshtim me vullnetin e popullit dhe se kanë arritur marrëveshje të dëmshme me Bullgarinë dhe në të njëjtën mënyrë dëshirojnë të tejkalohet edhe kontesti me Greqinë.

Duke u përqendruar në ekonominë, Gruevski tha se në katër muajt e kaluara ekonomia shënon rezultate negative si zvogëlim i eksportit, prodhimtari të zvogëluar industriale dhe BPV të zvogëluar. Paralajmëroi të paktën 150 mijë vende të punës, ulje të papunësisë nën 10 për qind deri në fund të dekadës së ardhshme, ulje të varfërisë dhe më shumë para për të rinjtë, punëtorët dhe fermerët.