Prgatitëm dokument, erë të re për dhjetëvjeçarin e ardhshëm, pasi që kjo errësirë që e solli LSDM-ja do të largohet, ndërsa kjo do të ndodhë në zgjedhjet lokale në të cilat populli do ta japë mendimin e tij për kryetarë të komunave dhe këshilltarë”, deklaroi sot në tubimin e Koalicionit të kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja të mbajtur në Gostivar, lideri i partisë Nikolla Gruevski.

Qyetarët e Gostivarit, siç tha, përmes votës së tyre të dhënë për kandidatët e Koalicionit do të përzgjedhin që të vazhdojnë të ndërtojnë shtetin e përbashkët, shoqërinë në të cilën qytetarët do të jetojnë në harmoni dhe paqe, pa ndarje, urrejte, me respekt reciprok.

Era e re, siç shtoi Gruevski do të vazhdojë me projekte më të mëdha dhe vepra më të mëdha: kopsht të ri për fëmijë, ndërtimin e një stacioni për qentë endacakë dhe dislokimin e deponië si dhe shumë projekte të tjera dhe pranaj është shumë e rëndësishme që më 15 tetor të gjithë të dalin me përkrahje për erën e re në Gistivar.