Kryetari i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski dhe anëtarët e Komitetit ekzekutiv të partisë Aleksandar Nikollovski dhe Nikolla Poposki sot u takuan me kryetarin e Institutit Demokratik Kombëtar amerikan (IDK).

Në takim, siç kumtoi VMRO-DPMNE, është biseduar për gjendjen aktuale politike, për procesin zgjedhor dhe për prioritetet strategjike të shtetit.

Gruevski ka theksuar se partia është e hapur për bashkëpunim në të gjitha fushat të cilat janë në interes të Republikës së Maaqedonisë dhe afirmim të interesave të saj strategjike.

Në takim është theksuar se prioritetet strategjike paraqesin anëtarësim në Aleancën e NATO dhe përparim në integrimet evropiane.