Lideri i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski në mitingun e sontëm në Kisela Vodë porositi se së shpejti do të fillojë epoka e re dhe vizioni i ri për Maqedoninë.

“Epoka e re po fillon. Epokë e re, mëngjes i ri, vizion i ri për Maqedoninë. Vizion i ri dhe strategji e re me të cilën në dekadën e ardhshme do të hapen 150 mijë vende të reja të punës, papunësia do të ulet nën dhjetë për qind. Këtë e premtoi VMRO-DPMNE-ja, partia dhe Koalicioni i cili tregoi se din të hapë jo 150, por 173 mijë vende të reja të punës dhe din ta zvogëlojë papunësinë nga pothuajse 40 në 22,5 për qind”, tha Gruevski.

Ai paralajmëroi se epoka e re do të thotë edhe më shumë investime në ekologji, mjedisin jetësor, por do të thotë edhe më shumë kapacitete të reja në energjetikë.

“Më 15 tetor, fuqia është në duart e popullit me laps në dorë. Demokracia do t’ju jap shans më 15 tetor, pastaj edhe më 29 tetor nëse diku do të ketë rreth të dytë për të dalë dhe të përgjigjen për tërë këtë errësim”, vlerësoi Gruesvki.

Kandidati për kryetar të komunës së Kisela Vodës, Johan Tarçullovski, u porositi bashkëqytetarëve të mos e shikojnë si politikan, por si mik të tyre.

Ai premtoi avancim të zhvillimit lokal ekonomik, bashkëpunim me sektorin privat, mbështetje të bizneseve të vogla dhe të mesme, ndërsa paralajmëroi edhe mbështetje financiare për projektet inovative të të rinjve që të mund të fillojnë biznes të tyre.